Haradinaj Halitit: A je në gjumë, Haliti -kryeministrit: Këqyri punët tua

12:22 | 18 Tetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti janë përplasur gjatë seancës së Kuvendit teksa po votohej mocioni që ligjet për FSK-në të hyjnë në rend ditë të parat.

Pasi që për herë të parë nuk kaloi mocioni ishte kryeministri Haradinaj i cili i tha Halitit që po kryeson seancën “ Përsërite votimin, a je në gjumë a çka”?

Por reagimi i Halitit ndaj kryeministrit Haradinaj ishte i ashpër duke i thënë “Këqyri punët tua”.

“S’ka nevojë kryeministri të më tregojë punët e Kuvendit, unë nuk jam argat i askujt e as i Qeverisë”, i tha Haradinajt Halit.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/255677278627248/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme