“Unë e kam përcjellë këtë situatë, mendoj që është e rëndësishme. Kisha thënë që në këto aplikacione nëse mungon diçka, që t’i jepet një far afati shtesë, që t’i plotësojnë aplikacionet dhe kandidaturat. Është me rëndësi që kjo të zgjidhet. Mirë kishte me qenë që këta kandidatë ta kenë mundësinë të kandidohen dhe populli t’i votojë, por pastaj ta respektojnë këtë mirëbesim që e marrin dhe t’i shërbejnë popullit,” është shprehur Haradinaj para gazetarëve.
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka dështuar sot të përfundojë procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për kryetar të katër komunave në veri për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit.
Anëtarët e komisionit kanë miratuar rekomandimet e zyrës politike për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por jo edhe ato për subjektin politik Lista Serbe.
Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga VV, tha paraditen e sotme se janë kundër kandidaturave të Listës Serbe, por jo kundër komunitetit serb.
Sipas tij, Lista Serbe është dashur të ofrojë dëshmi shtesë që distancohet nga qëndrime e Beogradit dhe të ofrojnë kandidatura të vlefshme.
“Tre prej kandidatëve janë ish-kryetarët e komunave që kanë dhënë dorëheqje më parë siç e thamë. Duhet ta evidentojmë kandidatët në fjalë së paku tre prej tyre me dorëheqjet që kanë dhënë në formën si e kanë dhënë, për bindjen time bie në kundërshtim me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë”.
Kandidatët e VV-së janë Leposaviq- Fisnik Veseli, Zubin Potok- Liridona Karimani, Zveçan- Avdi Peci dhe Mitrovicë veriore- Erden Adiq”.
Kandidatët e PDK-së janë në Leposaviq-Shaqir Hetemi, Zubin Potok- Hysen Mehmeti, Zveçan- Ilir Peci dhe Mitrovicë veriore- Gonxhe Çaushi./arbresh.info/