Haradinaj flet për minatorët e ngujuar

15:24 | 22 Janar 2019
arbresh.info

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka kërkuar informacionet rreth dhjetë minatorëve që janë bllokuar si pasojë  e djegjes së një Trafostacioni të vjetër në Minierën “Trepça”.

“Kam kërkuar nga inatitucionet e sigurisë dhe emergjencës të ndërhyjnë dhe të më japin informacione. Shpresoj të mos jetë dicka emergjente se edhe ashtu minatorët nuk e kanë gjendjen e mirë,” është shprehur kryeministri Haradinaj.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka konfirmoi se po punohet që të vendoset kontaktë me ta,  në mënyrë që të njëjtit të nxjerrën jashtë sa më shpejtë.

Ministra Lluka thotë se të njëjtit nuk janë në rrezik për jetën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme