Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka thënë se partia të cilën ai e udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk synon formimin e ndonjë koalicioni të madh parazgjedhor, duke përjashtuar kështu mundësinë e bashkëpunimit me LDK-në, LVV-në dhe PDK-në, para zgjedhjeve.
Haradinaj ka thënë se parapëlqen një koalicion me parti më të vogla siç janë Nisma, PSD e AKR.
“Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK, LDK, e VV por mbesim të hapur me disa parti partnere si rasti i Nismës, PSD-së dhe AKR-së. Unë e kam pasur për nderë ti shërbej vendit së bashku me PDK-, AKR-në dhe Nismën. E kemi vendosur që më tutje t’iu ofrohemi qytetarëve të vetëm dhe jo më si PAN”, tha Haradinaj, në një intervistë për RTV21.
I pyetur nëse do t’i kërkonte partia e Fatmir Limajt postin e kryeministrit për futje në zgjedhje, ai ka thënë se AAK akoma nuk ka pranuar një propozim të tillë.
“Ne ende nuk e kemi konfirmuar kandidaturën time dhe këtë do zyrtarizojmë si subjekt politik. Se kush do të jetë në krye të qeverisë e vendos vetë qytetari. Kemi respekt për Nismën. Në rastin konkret AAK akoma nuk ka ndonjë marrëveshje të tillë”, tha ndër të tjera ai.
Ndërsa, lidhur me kritikat që i pari i PDK-së, Kadri Veseli ia ka bërë me rastin e vetë dorëheqjes, Haradinaj ka thënë se i vjen mirë që ka arritur t’i përmbyllë disa tema të mëdha, siç është ushtria dhe Trepça.
“Më vjen mirë që disa punë janë mbyllur si rasti i ushtrisë e i Trepçës dhe plot tema të tjera të interesit nacional”, tha ndër të tjera ai.
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...