Google ADS

Haradinaj flet kundër ndarjes së Kosovës në takimin me zyrtarë nga Washingtoni

17:11 | 28 Maj 2019
L G

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendsdrejtoreshën e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qëndrore dhe Çështjeve të Euroazisë ne departamentin amerikan të shtetit Susan Falatko.

Haradinaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se në takim është biseduar për rritjen e koordinimi me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Sipas Haradinajt, në këtë takim u bisedua për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në kufijtë ekzistues.

Në këtë takim ka qenë pjesëmarrës edhe ambasadori amerikan në Kosovoë, Philip Kosnett.

Postimi i plotë i Kryeministrit Haradinaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme