Haradinaj: E gjithë Kosova është UÇK

18:43 | 6 Mars 2019
A. B.

Pasditen e së mërkurës është mbajtur akademi përkujtimore ”Epopeja e UÇK-së”.

Gjatë kësaj ceremonie kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se e gjithë Kosova është UÇK, raporton arbresh.info.

“Jemi nga çdo pjesë e atdheut në shprehje të respektit, jemi brez që përjetuam shuarjen e një brezi të terë të një familje, ishte e trishtueshme e dhimbshme dhe e frikshme. Në Prekaz u krye një mision që u prit gjatë në zemrat e shqiptarëve, te gjithë jemi Jasharaj, të gjithë jemi Adem Jashari, të gjithë jemi Drenicë, të gjithë jemi UÇK”, ka thënë Haradinaj.

I pari i Qeverisë ka përfunduar fjalimin duke thënë se i përulemi sakrificës së dëshmorëve dhe familjes Jashari.

Ndërsa historiani, Muhamet Mala duke folur për sakrificën e familjes Jashari ka thënë se qëllimi i serbëve ishte krijimi i Serbisë së madhe.

“Politika serbe ka mbet e njëjtë, akuzuese dhe jo kërkim falëse. Me vrasjen e Jasharajëve, ka qëndruar idenë për Serbinë e madhe, e këto apetite janë të ngritura mbi mite dhe propagandë me të cilat politikanët vazhdojnë të mashtrojnë opinionin edhe sot”, ka thënë Mala.

Ai po ashtu ka përmendur thënjët e disa ilegalëve serbë për dëshirën e Serbisë së madhe.

“ Serbia është e vogël por nuk guxon të mbetet e tillë. Serbia është e rrethuar me popuj jo serb dhe kështu është e burgosur por nuk duhet lejuar që kjo të ndodhë”, ka shtuar Mala.

Historiani shqiptar ka thënë gjithashtu se pas rezistencës së Jasharëve u kuptua se lufta e armatosur po i zinte vend rezistencës paqësore te Kosovës. Ndryshe kjo ceremoni po mbahet nen patronin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. /Arbresh.info./

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/416327119141939/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme