Google ADS

Haradinaj: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë pa kushte dhe pa vonesa

16:31 | 15 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë që është dakord drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e bëri ai të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

“Bie dakord për domosdoshmërinë e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar QUNIT-it dhe Bashkimit Evropian draft marrëveshjen me Serbinë ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. E ripërsëris, dialogu pa kushte, pa vonesa”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme