Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se kosovarët pritet që të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen edhe gjatë këtij viti.
“Janë Komisioni Evropian dhe Parlamenti që janë pro, tash këto komunikojnë me Këshillin e Ministrave por që kjo kërkon kohë pak më shumë. Tash d.m.th jemi 2 me 1. Besoj shumë se deri në fund të vitit mund ta marrim vendimin për vizat”, ka thënë Haradinaj në Zona B në Klan Kosova.
“Ju kam premtuar [BE’së] se nuk merrni refugjatë dhe krim, por veç partneritet dhe qytetarë të lirë që lëvizin. Për liberalizimin bash të gjithë jemi duke ndihmuar, por do të doja pak meqë LDK-ja ka marrëdhënie me Partitë Popullore Evropiane që të ndihmojë në këtë proces. I lus ata që kanë raporte me partitë e djathta të bëjnë më shumë. Kushdo që mundet është mirë që të në ndihmojë”, tha ai.
Haradinaj ka thënë se në çështjen e liberalizimit nuk mund të ndikojë rasti i ish-prokurorit special, Elez Blakaj.
“Kam qenë i shpejtë dhe i saktë dhe i kam informuar për procesin. Vlerësimet kanë ardh për një prokuror që s’ka qenë më në punë. Kritika ime është se ai në vend që t’i çojë listat në gjykatë i ka publikuar nëpër gazeta. Sikur të kishin shkuar në gjykatë ne nuk do të flisnim këtu. Kam reaguar. Ka qenë nervoza ime. M’i kanë qitë minjtë në lendinë, drejtësia e brendshëm, e jashtme. Qëllimi im ka qenë që të mos dëmtohet një proces i tillë. BE e ka kuptuar që ne po punojmë për rend dhe ligj”.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...