Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot në Parlamentin Evropianë është konfirmuar mandate për fillimin e trialogut për liberalizimin e vizave.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se është e padrejtë se si qytetarëve të Kosovës iu mohohet e drejta e lëvizjes së lirë, për të cilën Haradinaj thotë se janë plotësuar të gjitha kriteret nga ana e shtetit tonë.
Postimi i plotë:
Nën lidershipin e euro deputetes Tanja Fajon – në Parlamentin Evropian me 331 vota për, u konfirmua për të dytën herë mandati për fillimin e trialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Një vullnet kaq i fuqishëm politik, që buroi sot nga Parlamenti Evropiane në Strasburg, ri konfirmon për të disfatën herë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kushtet e parashtruara, siç e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropiane në Bruksel vitin e kaluar.
Është tërësisht e padrejtë, frustruese, dhe dekurajuese që qytetarëve të Kosovës vazhdon t’u mohohet e drejta e fituar për lëvizje të lirë në Evropë.
Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, u bëjmë thirrje kryeqyteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, që t’i japin drejtim dhe epilog çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, si e drejtë e fituar dhe e pakontestueshme, tani kur bëhen shtatë vjet nga data kur na është dorëzuar udhërrëfyesi për vizat.
Kosova vazhdon të mbetet e fokusuar në përkushtimin e saj për avansimin e rrugës sonë drejt Bashkimit Europian, dhe u qëndron fuqishëm besnike vlerave dhe parimeve për të cilat jemi zotuar bashkë në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. RH
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...