Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa është produkt i koalicionit qeveritar dhe vazhdon të mbetet e tillë.
Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se taksa ekziston sepse ka dakordim mes partnerëve të koalicionit.
“Partnerët e koalicionit kanë instrumente tjera nëse nuk janë dakord me taksën. Rrugë alternative është të dalin nga koalicioni, të japin votat për rrëzimin e Qeverisë dhe të shkojmë në zgjedhje”.
“Sikur të kishte qenë një kryeministër tjetër, ndoshta do të mund të bënin koalicione tjera, por nëse rrëzohet kryeministri bjer edhe qeveria dhe opsion mbeten vetëm zgjedhjet”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryeministri i vendit ka folur edhe për raportet me Presidentin, duke thënë se kanë disa dallime.
“Ka pasur një mungesë trasnparence nga ana e tij për dialogun, por falënderojë atë dhe PDK-në që kanë votuar Platformën e dialogut”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...