Haradinaj: Amaneti i Fazli Grajqevcit ishte udhërrëfyes deri në çlirimin e vendit

12:59 | 17 Gusht 2019
A. B.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 55 vjetorin e rënies së mësuesit dhe ideatorit të lëvizjes kombëtare Fazli Greiqevci, ka thënë se ai mbeti frymëzim për brezat, amanetin e të cilit e patën udhërrëfyes deri në çlirimin e vendit.

“Mësues, edukator, revolucionar – Kështu do mbahet mend Fazli Graiçevci. Vetëm 29 vjeçar, ai u shënjestrua nga regjimi i kohës. Mizorisht u shua jeta e tij 55 vite më parë, por ai mbeti frymëzim për brezat, amanetin e të cilit e patën udhërrëfyes deri në çlirimin e vendit. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1307777369346674

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme