Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se partia e tij ka rritje, e ligji për kazinot është një nga shkaqet që po i rritet besimi të AAK’së.
Haradinaj flet në Pressing për spekulimet se ai ka pasur afërsi me pronarë të kazinove.
Haradinaj thotë se një nga arsyet pse AAK’në e kanë vendosur sondazhet e kryera nga kompanitë e huaja me mbi 17 për qind të besimit të qytetarëve është ligji për mbylljen e kazinove.
Kryeministri tregon se partinë e tij e kanë lidhur me fajde e haraç dhe afërsinë me kazinotë, ndërsa ndalimi i tyre tregoi se nuk është ashtu.
“Një prej cështjeve që na ka rritë është ligji për kazinë. Për AAK’në ka thënë se keni fajde e harac. E kanë pa se kjo nuk qëndron. Menduan se do ta kundështoja mbylljen e kazinove. I mbyllëm kazinot”, është shprehur Haradinaj.
“”Ishte iniciativë e Parlamentit, unë e kreva me përgjegjësi”, ka shtuar ai.
Kryeministri thotë se i njeh pronarët e kazinove dhe ka miq në këto biznese, por mohon se ndonjëherë ka pasur aksione në ndonjë kazino.
“I njoh biznesmenët e kazinove, por nuk kam pasur as hise, as aksione”, është shprehur ai.
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...
Kurti takon mërgatën në Oslo
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin ‘problematik’...
Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardh...
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira të p...