Arjeta Musliu është nëna që mishëron përpjekjen e dashurinë prindërore për ruajtjen e jetës të të birit nga përdorimi i narkotikëve.
Kjo fatkeqësi familjare, ka shtyrë, këtë të fundit të hap të parën qendër të këtij lloji në Ferizaj me mbështetjen e drejtpërdrejt financiare të kryetarit Aliu, Qendrën e Këshillimit “Këshillimi” që sot hapi dyert për të gjithë prindërit fatkeq dhe rastet e përdoruesve të narkotikëve.
Për ta mbështetur dhe solidarizuar në këtë nismë të veçantë e tejet të nevojshme për shoqërinë, në hapje, mori pjesë edhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Kryetari, sikurse të gjithë të pranishmit që u emocionuan nga rrëfimi i Arjetës, shpalosja e kujtimeve të saja për të birin që humbi, tha se edukimi, lufta kundër narkotikëve dhe bashkëveprimi në dobi të familjeve të shëndetshme ishte dhe mbetet preokupimi i qeverisjes së tij. Madje, ky vizion ka qenë ndër pikat më të forta e më të rëndësishme të platformës fituese politike që solli administratën Aliu në krye të Komunës së Ferizajt.
Nëna e Riadit, i cili tragjikisht humbi jetën pak kohë më parë , Arjeta Musliu, psikologe me profesion i dha vetes misionin për ngritjen e një qendre të tillë, me qëllim parandalimin e këtyre dukurive që po kërcënojnë çdo ditë shoqërinë tonë, veçanërisht të rinjtë.
Mjekë, drejtues instuticionesh, gazetarë e personalitete të Ferizajt, bashkë bënë sot hapjen e kësaj këshillimore që mëton të jetë pikë reference duke ofruar shërbime profesionale, për t’i dal në ndihmë të gjithë nevojtarëve, familjeve dhe individëve të hasur në vështirësi nga këto dukuri negative.
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari