Në fshatin Restelicë në kufi më Maqedoninë Veriore nga sot qytetarët mund ta përdorin si pikë kufitare të përkohshme.
Kjo pikë kufitare e përkohshme e hapur në kufi më Maqedoninë Veriore do të jetë vetëm pikë e cila do të jetë në shfrytëzim deri me 20 gusht, tha Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa në hapjen zyrtare të kësaj pikë, raporton portali arbresh.info
“E falënderoj Maqedoninë Veriore për hapjen e kësaj pike verore, kjo pikë ju ndihmon mjaftë shumë qytetarëve. Ne do të përgatitemi që të bëjmë edhe infrastrukturën. Kjo pikë do të jetë e hapur deri më datën 20 të muajit të ardhshëm dhe besoj se kjo do të jetë mjaft e mirë për dy palët”, tha Mustafa.
E Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se sot po dëshmohet edhe një herë se Kosova she Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera.
Ndërsa nuk harroj të përmend edhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj i cili sipas Lekajt është i vendosur që të gjitha projektet të përfundojnë.
“Sot është një dëshmi se Kosova e Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyera e këto marrëdhënie janë në shërbim të qytetarëve. Lidhur më infrastrukturën ne do ta kryejmë edhe më iniciativë të Ramush Haradinaj. Kanë mbetur edhe 5 kilometra pa ndërtuar dhe ministri tha që kjo pikë të jetë e përkohshme por unë them se do të bëhet e përhershme. Edhe kryeministri, Ramush Haradinaj i cili dje ka dhënë dorëheqje shkaku i Gjykatës Speciale është që ne të vazhdojmë punën dhe mos të ndalemi në projektet që i kemi duke përfunduar”, tha Lekaj.
Në këtë hapje të përkohshme të pikës kufitare Restelicë-Strezomir ka marr pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovsli.
Ndryshe e tëra çka është vendosur në këtë pikë të përkohshme kufitare Restelicë-Strezomir, është flamur i Kosovës dhe ai i Maqedonisë.
Ndonëse pa ndonjë shenjë apo objekt të ndërtuar në të cilën tregon se është pikë kufitare mes dy shteteve qytetarët do të mund të kalojnë nga kjo pjesë, edhe pse kanë mbetur mbi 5 kilometra rrugë të parregulluar./arbresh.info/
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...