Google ADS

Hapet panairi tradicional “Blej Shqip”

07:04 | 27 Nëntor 2018
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, organizon panairin tradicional “Blej Shqip” 2018 për nder të ditës së flamurit.

Ky panair tashmë tradicional në Komunën e Prishtinës mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dhe ka për synim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare

Panairi do të mbahet më 27, 28 dhe 29 nëntor, në Bulevardin “Nënë Tereza” dhe Sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 10:00 deri në ora 24:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme