Hapet Panairi i Vetëpunësimit, MPMS e UNDP prezantojnë rezultatet e projektit

11:56 | 7 Qershor 2019
A Z
Sot është hapur Panairi i Vetëpunësimit në të cilin po marrin pjesë rreth 58 biznese.

Ky program është projekt i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me UNDP.

Sic shihet në këto fotografi, përfituesit e programit të kaluar tashmë kanë formuar biznese dhe kanë plasuar produktet e tyre në treg.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica i ka vizituar për së afërmi këta përfitues të programit, duke parë punën e tyre pas një viti.

Edhe qytetarët që kanë qenë përfitues të vitit të kaluar nga ky program u shprehen të kënaqur që tashmë kanë bizneset e tyre dhe po ia dalin të shesin produktet e tyre.

Recica ka thënë ky program ka dhënë rezultate konkrete, ku dëshmi për këtë janë përfituesit e vitit të kaluar që po prezantojnë produktet e tyre në panair.

“Një nga projektet që i kemi realizuar bashkë me  UNDP që ka pasur rezultate konkrete, është padyshim panairi i vetëpunësimit dhe përfituesit e këtij programi, që vitin e kaluar ishin pjesë e projektit tonë, dhe sot ata qytetarë që shin regjistruar në  zyrat e punësimit pranë Ministrisë së Punës si punëkërkues, dhe me vonë përfitues, sot produktet e tyre plasohen në panair. Unë mendoj se veprimet e konkrete me masat aktive të punës janë dukë dhënë  rezultate konkrete sepse sot ne po prezantojmë rezultatet e një projekti, e qytetarëve e një mase që kemi aplikuar vitin e kaluar. Dhe këtu janë mbi 50 biznese të vetëpunësuar dhe ata sot flasin më së miri për mbështetjen dhe suksesin e tyre dhe vetëm pas një viti përkrahje nga ana e Ministrisë së Punës dhe nga ana e e UNDP-së. Dua të sigurojë se ne nuk do të ndalemi me këto projekte, do të vazhdojmë me këto projekte”, ka thënë  Ministri Reçica.

Ministri tutje ka inkurajuar të gjithë qytetarët që janë punëkërkues, të vizitojnë zyrat e punësimit nëpër komuna dhe të regjistrohen. Derisa ka siguruar se do të kenë përkrahjen e MMPS-së.

“Ky është një fakt që duhet të inkurajojmë secilin qytetarë të Republikës së Kosovës që të vizitoj zyret e punësimit,  të secilës komunë të regjistrohet si punëkërkues dhe natyrisht se ata do te bëhen pjesë e programeve apo projekteve të ardhme me UNDP dhe me donatorë tjerë”, ka theksuar Reçica.

Ndërsa, përfaqësuesja e UNDP-së, Valbona Bogujevci ka thënë se ky program ka për qëllim të promovoj vetëpunësimit si masë e qëndrueshme dhe të asistoj të rinjtë që të themelojnë bizneset e tyre.

“Programi i vetëpunësimit është pjesë e programit për masat aktive për punë që realizohet nga MMPS-së. Që ka për qëlim  të promvoj vetëpunësimin si masë e qëndrueshme, të asistoj të rinjë që të themelojnë bizneset e tyre. Ky program ndihmon punëkërkuesit, përfituesit e programit që përmes këshillave gjatë gjithë procesit të angazhimit të tyre qoftë gjatë procesit të aplikimit qoftë pas tij”, ka thënë ajo.

Bogujevci ka shtuar se ky proces është përzgjedhës dhe transparent.

“Është proces përzgjedhës dhe transparent. Për vite me radhë në bashkëpunim me Ministrinë e Punës,  kemi arritur në përzgjedhjen e njerëzve që kanë pas aftësi profesionale të punës, por edhe të siguroj qëndrueshme të biznesit për vite me radhë. Programi ofron pajisje bazike dhe teknike për punë, në bazë të idesë së biznesit me të cilin aplikuesit vinë në program”, ka theksuar përfaqësuesja e UNDP-së.

Ky program është hapur sot deri me datën 8 korrik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme