Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, kanë organizuar panairin tradicional “Blej Shqip” për nder të Ditës së Flamurit.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se duhet të hiqen të gjitha tarifat doganore mes dy vendeve
“Është kënaqësi të marr pjesë në këtë panair i cili është organizuar për nder të festës së Flamurit. Është mirë që të gjitha tarifat doganore të hiqen mes dy vendeve në mënyrë që të ketë zhvillim më të mirë të ekonomisë. Sot në këtë panair janë afër 130 biznese”, tha ai.
Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi tha se shkëmbimet tregtare deri ne fund të vitit do të jenë mbi 220 milion euro.
“Shkëmbimet tregtare kanë qenë në nivel të mirë, 220 milion deri në fund të vitit pritet të jenë. Kemi pas mundësi edhe më të mira, mirëpo ne po punojmë për këtë. Mbledhja e dy qeverive dje kishte kryesisht karakter ekonomik. Panairi është mundësi e mirë për reklamim të produkteve”, tha Minxhozi.
Ndërsa të pranishëm për t’i prezantuar produktet kishte biznese të ndryshme nga dy vendet.
Kiqo Noti, nga firma “Lunxheria” i cili promovonte produkte nga jugu i Shqipërisë, tha se ky panair është shumë i mirë dhe pritet të normalizohet pasi që sapo ka filluar.
“Panairi shumë mirë, janë fillimet dhe ka pak ç’rregulli por çdo gjë do të normalizohet. Ne vijmë nga Shqipëria, Tirana kemi sjell produktet e jugut, të cilat i përfaqëson Lunxheria, unë ja përfaqësuesi i Lunxhërisë këto janë të gjitha produktet që kemi prodhuar ne të cilat janë cilësore dhe konsumatori kërkon gjithmonë cilësi, rregull disiplinë dhe të zbatohen rregullat dhe ligjet e shtetit shqiptar”, tha Noti.
Ai pyeti se cilat janë rregullat dhe ligjet e Kosovës me qëllim të furnizimit të Kosovës me produktet e tyre.
E Lirije Hazi nga shoqata “Vullneti i grave” nga Vushtrria tha se ja vlen të marrin pjesë në këtë panair pasi që konsumatorët është më mirë të përdorin produktet vendore se ato nga jashtë vendit.
“Mirë mirë është gjithçka është në rregull pritet hapja e panairit është panair tre ditor që sa vite marrim pjesë në panairin “Blej shqip”, ja vlen të marrim pjese, më mirë është konsumatori të përdor produktin vendor se sa produktet jashtë vendit sit ë Serbisë Bosnjës./arbresh.info.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare