Në kishën e fshatit Grncar të Kllokotit, Policia e Kosovës njofton për një vjedhje nga persona të njohur tashmë për policinë, shkruan arbresh.info.
“Dyshohet se përmes dy dritareve kanë hyrë brenda në objekt dhe kanë kryer vjedhjen e parave në vlerë prej rreth (2.000) dy mijë dinarëve, (afërsisht rreth 16 gjashtëmbëdhjetë euro),” bënë të ditur policia.
Për këtë rast në vendin e ngjarjes përveç njësiteve për hetimin e krimit, njësitit të forenzikes së nivelit rajonal, janë angazhuar edhe njësite policore nga krimet e rënda të nivelit qendror, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr sipas procedurave të parapara ligjore dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, është intervistuar pala ankuese i cili ka deklaruar se përpos dëmtimit (thyerjes) së dy dritareve dhe vlerës së parave të cekura nuk është shkaktuar ndonjë dëm tjetër.
Policia e Kosovës, ka në fokusin e përditshëm të punës së saj luftën kundër të gjitha llojeve të krimit, kapjen dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike, andaj ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me rastet kriminale e veçanërisht për rastin e sipërshënuar të mbështesin policinë me informacionet e tyre për hetimin dhe zbulimin e akteve të tilla./arbresh.info/
Po punohet për ndërtimin e devijimit të kanalit të Ibër-Lepe...
“Po mendoj me dal krejt”, Gjesti shpërthen në lot pak para ‘...
Muric në formacionin e muajit sipas faqes WhoScored
Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Tea...
Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpush...
Lela me vallëzim të nxehtë, Driloni nga larg e shikon