Hajnat e kërkuar nga policia largohen nga Kosova

22:22 | 4 Janar 2019
Arbresh.info

Janë personat më të kërkuar nga Policia e Kosovës.
Ka disa muaj që policia nuk arriti t’i kap këta të rinj të dyshuar për shumë vjedhje të rënda në Kosovë.

Të gjendur në liri, Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi që kanë kryer grabitje të armatosur janë shfaqur live në Facebook.

Me anë të kësaj video këta janë tallur me autoritet e drejtësisë kosovare.

“Le t’na qesin çdo ditë në fotografi se këtu s’po të kthejshin. A të ka marrë malli me pa sheshin “Nëna Terezë”

Bile dy grabitësit thonë se nuk janë keq as me financa derisa thonë se po qëndrojnë në një shtet që nuk e njeh Kosovën.

“Kem pare sadush… Po shëtisim midis Spanjë me shofer. Problem e kanë me na qit në kokërr të shpinës. Sa të kemi pare, problem është me na rrzu”

Megjithatë Policia po thonë se dinë vend – ndodhjen e Shalës dhe Latifit.

Drejtori i Departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, në një intervistë për T7 thotë se ata nuk janë në Spanjë.

“Unë thashë që janë në një shtet të Evropës, Polica ka informacione se ku ndodhen nuk është e vërtet që janë në Spanjë është strategji e tyre që e aplikojnë. Na shpresojmë që shumë shpejt do ti arrestojmë dhe ti bijmë në Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas Ahmetit telashe për kapjen e tyre, po ju bën edhe mos anëtarësimi në Interpol.

“Ne kemi pas informacione që kanë dalë jashtë shtetit, fatkeqësisht mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol po na kufizon në fushën e hetimeve, mirëpo s’do të thotë që nuk do të kapen. Tani duhet të shkojmë përmes zyrës së UNMIKUT dhe janë disa procedura burokratike goxha të komplikume”, ka shtuar ai.

Ahemti thotë se Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi me grupin ka qenë njëri ndër bandat më të rrezikshme që ka kryer vjedhje të shumta në kryeqytet.

Grupi i famshëm me armë automatike që ka operuar në Prishtinë është ky grup dhe është një numër i jashtëzakonshëm i veprave të grabitjeve të parave

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit i cili u arrestua të etjen, pas një grabitjeje të një marketi në lagjen Dardania në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme