Hahn: Presim që të bashkëpunojmë ngushtë në të gjitha çështjet e hapura këtë vit

20:29 | 17 Janar 2019
Arbresh.info

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Johannes Hahn ka qëndruar sot për vizitë në Kosovë.

Ai është takuar prapa dyerve të mbyllura me kryeministrin Ramush Haradinaj, shkruan portali arbresh.info.

Hahn menjëherë pas takimit është larguar për në Tiranë, pa u deklaruar për media.

Më pas ai në Twitter ka thënë se pret bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin Haradinaj në të gjitha çështjet e hapura, që Kosova të avancojë në rrugën e saj drejt BE-së.

“Vizita e parë në rajon; Prishtina e bardhë: kisha një diskutim të mirë dhe të hapur me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Ministrat. Presim që të bashkëpunojmë ngushtë në të gjitha çështjet e hapura këtë vit, që Kosova të avancojë në rrugën e saj drejt BE-së”, deklaroi Hahn./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme