Hahn mirëpret votimin pro të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave

13:25 | 13 Shtator 2018
V. S.

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn,  e ka mirëpritur votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, Hahn është shprehur se venduimi në fjalë është një vendim i mirëpritur nga ai, shkruan lajmi.net.

“Vendim i mirëpritur dhënia e dritës së gjelbër nga Parlamenti Evropian për nisjen e negociatave të Kosovës me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Hahn në llogarinë e tij.

Kujtojmë se Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën me 420 vota për dhe 186 kundër./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme