Komisioneri për Fqinjësi të Mirë dhe Negociata të Zgjerimit i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, ka konfirmuar shtyrjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, raporton arbresh.info.
“E kuptoj padurimin e qytetarëve, por edhe të politikanëve për vizat, edhe unë nganjëherë jam i padurueshëm. Këto thinja i kam po ashtu nga këto përvoja të procedurave. Të keni durim edhe disa muaj. Këto janë rregullat e lojës në BE. Jemi duke punuar shumë, të jeni të sigurt se jam i bindur se së shpejti do të arrihet, por nuk mund të bëhet për një ditë,” është shprehur Hahn në një konferencë për medie.
Ai ka rishprehur qëndrimin se ka qenë i zhgënjyer me tarifën doganore dhe “nuk është diçka që duhet të mbetet në fuqi”.
“Palët duhet të fokusohen në dialogun ndërmjet tyre. I gjithë rajoni po ballafaqohet me ikjen e të rinjve të arsimuar, dhe po tentojmë ta ndryshojmë këtë. Kam ofruar që të fokusohemi në adresimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me tregtinë. Varet nga dy palët të reflektojnë dhe të gjithë duhet të kenë interes t’i adresojnë këto çështje. Nuk do ta lëshoj hapësirën pa adresuar.”/arbresh.info/
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj