Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës prej 100 për qind ndaj importit të mallrave me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja.
Përmes një postimi në Twitter, Hahn është shprehur se një vendim i tillë i Qeverisë, ndikon për të keq edhe tek prodhuesit kosovarë.
Sipas tij, ky vendim duhet të kthehet prapa menjëherë.
Ky është postimi i tij në Twitter:
Ky veprim i cili dëmton edhe konsumatorët dhe bizneset kosovare, duhet të kthehet prapa menjëherë. Kosova mban kryesimin e CEFTA-s dhe ka përgjegjësi. Unë do të marr pjesë në punimet e CEFTA-s të cilat mbahen së shpejti në Prishtinë, dhe pres që kjo çështje të zgjidhet deri atëherë.
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje