Kosova nuk ka guida të certifikuara nga institucionet e vendit që mund të operojnë në Kosovë andaj kjo ua hap rrugën Guidave nga Serbia dhe vendet në rajon të vijnë në Kosovë në mënyrë ilegale dhe të sjellin turistë nga bota.
Por guidat nga Serbia të cilët vijnë së bashku me turistët e prezantojnë Kosovën si pjesë të Serbisë.
Kjo gjë po i shqetëson guidat nga Kosova të cilët nuk kanë drejtë të operojnë në vendet tjera.
Orhan Ramadani tregon për portalin Arbresh.info se si Serbia po bën propagandë duke dëmtuar turizmin në Kosovë.
Ai rrëfen se si turistët nga vendet aziatike mendojnë që ende në Kosovë është luftë për shkak të propagandës që Serbia bën kundër Kosovës.
“Kosova është vend që ka dalë nga lufta. Kinezët dhe japonezët mendojë që ende është luftë në Kosovë dhe është rrezik të dalin në rrugë. Por ata kur vijnë në Kosovë ndërrojnë mendimin për vendin”.
Në mungesë të Ligjit për Turizëm, Ramadani tregon se si Guidat nga Serbia vijnë në Kosovë dhe operojnë pa problem.
“Guidat nga Serbia vijnë operojnë në Kosovë pa problem. Ne nuk mund të shkojnë askund Guidat nga Serbia e paraqesin Kosovën në versionin serb e në realitet nuk ish dashtë, por nuk ka ligj për turizëm”, thotë ai.
“Turistët para se te vinë në Kosovë lexojnë në internet. Vijnë turistët me fleta në dorë dhe tregojnë se kane lexuar se në Kosovë është rrezik dhe gjendje lufte”, tha ai në një intervistë për portalin arbresh.info.
Hysen Sogojeva, ekspert i turizmit thotë se sipas ligjit aktual të turizmit nuk ka guida të certifikuara sepse kjo duhet tw rregullohet me ligj edhe udhëzim administrativ.
“Për me u certifikua duhet që të hartohet kurrikula për Guida e pastaj, një institut, kolegj, shkollë profesionale, por edhe një universitet duhet të akreditohet për këtë program , cili kish me i pas disa provime edhe profesorët e këtyre drejtimeve duhet të jenë si komision e pasi që ti kryejnë provimet certifikohen si guida. Për me funksionuar duhet që këta të certifikuarit të jenë publik në ueb faqe të Ministrisë edhe pastaj operatorët kur të vijnë në kufi janë të detyruar ta kenë nga një guide”, tha ai për arbresh.info.
Sot ekzistojnë diku rreth 61 guida, por ata janë ilegalë sepse nuk janë të rregulluar sipas ligjit aktual.
Sipas Sogojevës, me ligjin e ri të turizmit që pritet të kalojë së shpejti në kuvend është e rregulluar edhe kjo veprimtari.
Arbresh.info ka provuar të marr përgjigje nga Policia kufitare dhe nga Departamenti për Turizëm në kuadër të MTI-së por nuk ka marrë përgjigje për këtë çështje./Arbresh.info
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...