Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike ka konstatuar se rastet e gripit sezonal kanë shënuar rënie.
Nga 01 Tetori 2018 deri më 22 mars 2019 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 51.372 raste të dyshimta në grip (ILI), 6.067 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 94 raste SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut). Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës. Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit, dhe Podujevës.
Gjatë javës së 11-të janë raportuar 4.999 raste ILI, 343 raste ARI dhe 8 raste SARI.
“Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri më 21 mars 2019 janë testuar gjithsej 974 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 395 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A (pozitiviteti 40.4 %). Sipas subtipit 317 mostra Influencë A e pa- subtipizuar dhe 76 mostra rezultojnë pozitive në sub-tipin AH1pdm09 dhe 1 mostër rezulton pozitive në AH3”, thotë IKSHK-ja
Po sipas këtij Instituti, Hospitalizimet: Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale nga 1 tetori 2018 deri më 22 mars 2019 janë hospitalizuar 602 rast me Dg. Bronchopneumonia (ARI), 291 raste me Dg. ILI dhe 94 raste me Dg.SARI. Brenda 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 5 raste me Dg.Bronchopneumonia (ARI) dhe 5 raste me Dg.Infiltratio Pulmo.
IKSHK-ja ka rekomanduar që të gjithë personat që ndjehen të sëmurë duhet të paraqiten sa më herët te mjeku familiar për të parandaluar komplikimet.
Epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës vazhdojnë të përcjellin me vëmendje ecurinë epidemiologjike në rajon, Europë dhe botë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës janë në kujdestari dhe teren për t’u përballur me situatën epidemiologjike sipas standardeve dhe protokoleve të OBSH, ECDC dhe CDC dhe për çdo ndryshim të situatës do të informoheni me kohë.
Komiteti SHSKUK konstaton se:
Aktiviteti i Influencës ka përfshirë tërë rajonin Evropian. Mostrat e grumbulluara nga pacientët e qendrave sentinel me ILI ose ARI tregojnë për një pozitivitet në Influencë prej 53 %. Influencë A virusi me subtipin A(H1N1) pdm09 vazhdon të ko-qarkullojë dhe dominon pak ndaj subtipit A(H3N2). Ndërsa virusi B është detektuar vetëm në disa mostra.
Instituti Kombëtar ka dërguar rekomandime të gjitha institucioneve shëndetësore në vend për masat për parandalimin e gruipit sezonal dhe do të informojë rregullisht për ndryshimet në situatën epidemiologjike Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSh.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...