Grevat e shumta më të cilat po përballet vendi ynë, nuk janë vetëm greva të sektorëve të caktuar të cilët po shprehin pakënaqësitë e tyre karshi vendimeve të Qeverisë, por në të njëjtën kohë mund të cilësohen edhe si aleate për të arritur qëllimet e tyre politike për disa politikanë.
Të paktën kështu thonë personat të cilët merren me çështjet e politikës në vend.
Analisti, Faik Krasniqi, thotë se prapa grevave të arsimit, por edhe të sektorëve të tjerë mund të qëndroj edhe një person apo një qëllim i caktuar përveç rritjes së koeficientit.
Sipas tij, grevat mund të jenë edhe një shantazh më tepër karshi dëshirës së një grupi të caktuar për të arritur qëllimet në politikë.
“Greva e mësimdhënësve nuk besoj të këtë qëllime për rrëzim të Qeverise. Por, as të sektorëve të tjerëve. Kurse udhëheqësit e sindikatave mund të kenë edhe qëllime të tilla në bashkëpunim me Presidentin. Presidenti Thaçi është ne gjendje të bëj çmos vetëm e vetëm të arrijë qëllimit e tij. Shantazhi i tij është që përmes grevave t’i bëj presion Qeverise për heqjen e taksës ndaj Serbisë, në mënyrë që t’i vazhdojë bisedimet me Serbinë, në mënyre që ta realizojë planin e vetë për ndarjen e Kosovës. Edhe kryeministri Haradinaj po tregohet shumë egoist, sepse po ta anulojë rritjen 100 përqindje të pagave të qeveritareve dhe vartësve të tyre, do të ndaleshin të gjitha grevat që janë duke ndodhur në këto kohët e fundit”, deklaron Krasniqi për arbresh.info.
E grevat nuk do e kishin këtë ndikim si e kanë nëse kjo Qeveri do të ishte më e përgjegjshme karshi veprimeve të saja, thotë analisti Faton Abdullahu.
Sipas tij grevat që po ndodhin ditëve të fundit në Kosovë janë shprehje e pakënaqësisë e cila determinohet nga keqqeverisja.
“Kjo këmbëngulje e grevistëve mund të kthehet edhe në revoltë dhe ajo mund të përhapet edhe në dikastere tjera thjeshtë nga mendimi i tyre tashmë i kthyer në bindje se, qeveritarët dyfishuan pagat për veten e tyre dhe nuk qanë kokën për mjekët, mësuesit, zjarrfikësit, as edhe për shumë shtresa të tjera. Kjo arrogancë dhe papërgjegjësi e Qeverisë aktuale është ajo që do të ja ha asaj kokën. Grykësia e saj është e papërmbajtur, prandaj po ndëshkohet me të drejtë nga qytetarët, sidomos nga punëtorët e arsimit. Është tjetër punë se dikush mund ta ndihmoj këtë proces revolte për qëllime të caktuara. Por një është e vërtetë se, kjo Qeveri nuk meriton të vendos edhe më tutje për fatin e qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Abdullahu për arbresh.info.
E përderisa sindikatat e punëtoreve në Kosovë janë të instrumentalizuara politikisht, prapa këtyre grevave mund të qëndrojë edhe ndonjë grup ose individ i caktuar i cili mundohet të arrijë ndonjë qëllim të caktuar, thotë për arbresh.info, Arton Demhasaj nga organizata Çohu.
“Shumica e sindikatave në Kosovë kanë qenë dhe janë të politizume e kemi në të kaluarën e edhe tash. Këto sindikata janë të ndikuara nga politika si nga fushatat apo edhe jashtë tyre. 100% janë edhe kanë qenë instrumente të politikes dhe munden mu shfrytëzua për konsume politike jo se për të arritur një qëllim të caktuar qoftë nga ndonjë individ ose parti pasi që janë të instrumentalizuara dhe janë të politizuara”, vlerëson Demhasaj.
Tutje ai shton se në çështje të tilla nuk mund të bëhet fjalë vetëm për një person, por për një grup të caktuar.
“Sindikalistëve ju është premtuar se kanë me pas rritje nga kjo qeveri dhe prandaj kërkojnë rritje të pagave edhe pse është rritje e madhe për ekonominë e Kosovës. Këtu nuk mundet vetëm një individ të ketë gisht në greva, pasi munden më qenë më shumë se një person. Ashiqare të gjitha sindikatat, edhe e arsimit, janë të përfshira në parti politike. Derisa këto janë të instrumentalizuara nga partitë politike munden me u shfrytëzu këto greva edhe për interesa të tjera”, deklaron Demhasaj.
Kujtojmë se mësimdhënësit në tërë Kosovën tashmë kanë hyrë në javën e dytë të grevës në arsim. Ata përmes kësaj greve po kërkojnë ngritjen e koeficientit bazë prej 30%.
Përveç arsimit, grevë janë duke mbajtur edhe një pjesë e shëndetësisë, ndërsa grevë kanë paralajmëruar edhe sindikata e administratës publike. /V.Selimi/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...