SBASHK sot do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm në të cilën do të vendoset se a do të fillojë greva në javën që vjen përkatësisht më 14 janar.
Ndërsa në një prononcim për Arbresh.info kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari e ka lënë të hapur mundësinë se mund të ketë grevë të përgjithshme javën që vjen.
Ai ka thënë se në bazë të atmosferës momentale 14 janari do të jetë me grevë të përgjithshme, por që organi që e sjellë saktë këtë vendim sipas tij është këshilli drejtues dhe kryetarët e niveleve komunale dhe të universiteteve të cilët do ta bëjnë zyrtar sot në 14:00.
“Ju njoftojmë se SBASHK-u sot me datë 10.01.2019 në ora 14:00, në zyret e veta në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ka ftuar në mbledhjen e jashtëzakonshme Këshillin Drejtues, ku në mbledhje do të jenë prezentë edhe të gjithë Kryetarët e Sindikatave Komunale si dhe atyre të Universiteteve, në të cilin takim do të diskutohet për këto çështje, 1- Njoftim rreth takimit me Kryeministrin dhe Ministrin e MASHT-it për Ligjin e Pagave, 2 – Diskutime rreth veprimeve sindikale nga 14 janari e tutje, 3 – Vendimi për veprim sindikal”, thuhet në njoftimin SBASHK./Arbresh.info
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...