Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, Vincenzo Grasso ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe nën kontroll.
Ai ka shtuar se nuk ka arsye për frikë pas fluturimit të helikopterit të KFOR-it mbrëmë mbi Mitrovicë, në Zveçan dhe një pjesë të territorit të Zubin Potokut.
Grasso për të përditshmen serbe “Politika” ka thënë se sipas informacioneve të KFOR-it nuk ka rrezik nga kriza humanitare në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe shtoi se një retorikë e tillë nuk ndihmon në normalizimin e jetës, transmeton lajmi.net.
“Fluturimi i mbrëmshëm i helikopterit ka qenë një lëvizje e zakonshme sepse ishte momenti i ndërrimit të tyre. Nuk ka arsye për frikë”, u shpreh Grasso.
“Nuk ka ndryshime në strukturën e KFOR-it dhe gjithçka është duke shkuar në rrjedhë normale”, shtoi ai. Grasso ka theksuar se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe nën kontroll.
“Asgjë e papritur nuk mund të ndodh dhe KFOR vazhdon të zhvillojë komunikim me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe Serbi”, tha zëdhënësi i KFOR-it. /Lajmi.net/
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...