Para disa ditësh, me datë 17 qershor, gjatë regjistrimit të veturave në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Graçanicë një qytatari i është shtypur libreza e automjetit vetëm në Gjuhën serbe.
I njejti kishte shprehur ankesë për këtë gjë por atij i ishte kërkuar nga zyrtarët komunalë të Graçanicës që nëse dëshiron ti përmirësohet dokumenti në Gjuhën shqipe duhet të paguajë 44 euro më tepër. Gazeta Express ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilët kanë thënë se zyrtari i QRA-Graçanicë ka bërë vetëm gabim teknik gjatë shqypjes së Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit dhe të njejtit i është tërhequr vërejtja.
Arbër Jashari
Qytetari që është ankuar për këtë rast ka thënë për Gazetë Express se libreza i është shtypur sërish në gjuhën shqipe.
“Vetëm pas presionit që i kam bërë zyrtarit serb në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Graçanicë që me dërgu email në Ministrinë e Punëve të Brendshme është bërë përmirësimi”
Ministria e Punëve të Brendshme për Express u shprehën se librezat e automjeteve në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Graçanicë shtypen në gjuhën shqipe dhe në gjuhen serbe për komunitetin serb.
Zyrtarë të MPB-së thanë se ditën e djeshme, me 18 qershor kanë vizituar QRA-Graçanicë për të marrë sqarime.
“Me datën 18, nga mediat jemi njoftuar për 4 libreza të shtypura në Gjuhen serbe edhe pse palët kanë qenë shqiptarë. Me datën 18, zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit Civil që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë vizatuar QRA –Graçanicë për të marrë sqarime nga zyrtari i QRA –për këtë çështje”.
Sipas zyrtarëve të Agjencisë së Regjistrimit Civil zyrtari i QRA-së që ka shtypur 4 librezat në Gjuhën Serbe ka bërë gabim shtypi.
“Zyrtari i QRA-së ka njoftuar se ka ndodhur gabim teknik gjatë shtypjes së Certifikatave të Regjistrimit të Automjeteve dhe ka njoftuar palën se do ta diskutoj problemin edhe me udhëheqësin e QRA–së, për përmasimin e gabimit që ka ndodhë”.
Sipas MPB-së, pala shqiptare të cilës i është shtypur Certifikata e Regjistrimit të Automjetit në Gjuhën Serbe tani veç ka CRA – në gjuhen shqipe.
Zyrtarët e Agjencise së Regjistrimit Civil u shprehën se nënpunësit të QRA në Graçanicë i është tërhequr vërejtja sa i përket këtij incidenti.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...