Google ADS

Grabovci, Konjufcës: Mos u turpëro edhe nëse ke qenë pjesë e SHIK-ut

23:07 | 9 Shkurt 2019
A. B.

Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci ka folur për mundësinë që Glauk Konjufca të ketë qenë ndonjëherë pjesë e SHIK-ut.

Në RTV Dukagjini, Grabovci ka folur edhe për një prej temave më debatuara këtë javë, nëse Glauk Konjufca ishte apo jo pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Ish-zyrtari i PDK-së thotë se e ka njohur babain e Glauk Konjufcës dhe ka pasur përshtypje të mira edhe për të birin e tij, Glaukun.

“Glauku vepron në shpërputhje me brendësinë e tij shpirtërore. Kam bërë përpjekje të bashkëpunoj më të edhe kur kam qenë deputetë”.

I pyetur nëse Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, Grabovci ka thënë se Konjufca duhet ta thotë fjalën e tij.

“Nuk duhet të turpërohet edhe nëse ka qenë pjesë e SHIK-ut…Deklaratat kundër SHIK-ut le të mbesin në ndërgjegjen e secilit t’i vlerësojë…”, tha ndër të tjera Adem Grabovci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme