Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mbanë konferencë për medie, ku është prezantuar analiza përmbledhëse e rezolutës, projektligjit dhe platformës për dialogun Kosovë Serbi me temën “Dialogu përmes dokumenteve”.
Përparim Kryeziu nga GLPS ka prezantuar të metat kryesore rreth çështjes së dialogut. Gjithashtu GLPS rekomandon që procesi i dialogut të konkludojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për nga përmbajtja e dialogut, raporton arbresh.info.
“Në kuadër të serisë së studimeve dhe analizave mbi dialogun Kosovë –Serbi, GLPS prezantoi analizën e radhës në të cilën ka identifikuar të metët kryesore të të tre dokumenteve kyçe sipas së cilave përcaktohet struktura e përfaqësimit dhe pozicioni i Republikës së Kosovës në procesin e dialogut.
Kjo analizë gjen se të tre dokumentet bë në fjalë kanë dështuar të përmbushin qëllimet e tyre kryesore politike. Çështja e dialogut vazhdon të jetë ende e paqartë.
“Së pari rezoluta që në fillim ka dështuar të përmbush qëllimin e saj politik për arritjen e një pajtueshmërie të gjerë politike dhe shoqërore duke mos marr përkrahjen e shumicës së kualifikuar ne kuvend. Dhe së dyti projektligji për delegacionin shtetëror përgënjeshtron tre pozicionet kryesore publike të hartueseve të tij. Dhe së treti platforma nuk anulon mundësin që në bisedime të diskutohet për territore përkundër referimit në nenin 2.2 të kushtetutës. Prandaj GLPS rekomandon formimin e një grupi joformal gjithëpartiak apo grup i unitetit politik i përbëre nga kryetarët e partive kryesore parlamentare përgjegjës për përafrimin e qëndrimeve dhe kërkesave të të gjithë partive politike e cila minimalisht buron nga shumica e kualifikuar parlamentare.
Gjithashtu GLPS rekomandon që procesin dialogut të konkludoj me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për nga përmbajtja e dialogut. Ndërsa tema për menaxhim të përbashkët të kufijve tregtisë, energjisë, telekomunikacionit, dhe edukimit duhet ti nënshtrohen marrëveshjeve tjera dytësore të cilat mund të arrihen pasi që dy shtetet të kenë vendosur marrëdhënie diplomatike”, ka thënë ai./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...