Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon panelin e diskutimit me temë “Integrimi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Serb në Sistemin e Drejtësisë në Veriun e Vendit”.
Ky panel diskutimi synon të ofrojë perspektivën e të gjithë akterëve relevant mbi efektet që ofron Marrëveshja e Brukselit për Gjyqësorin, problemet procedurale, sfidat dhe mangësitë e sistemit të deritanishëm dhe atij që tentohet të krijohet.
Në fillim të diskutimit, GLPS do të prezantoj Analizën e titulluar: “Drejt Jugut: Integrimi i Sistemit të Drejtësisë në Veriun e Kosovës sipas Marrëveshjes së Brukselit”.
Kjo Analizë trajton procesin e arritjes së Marrëveshjes së Brukselit për Drejtësinë, përmbajtjen e saj dhe rolin e saj në integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serb në sistemin e drejtësisë në vend.
Fokus i veçantë i është kushtuar zbatimit të kësaj marrëveshjeje, veprimeve të ndërmarra deri më tani si dhe vështirësive të paraqitura gjatë këtij procesi.
Për më tepër, analiza shërben si mënyrë e shpërfaqjes së efekteve pozitive dhe negative që Marrëveshja e Brukselit për Gjyqësorin krijon në tërësi.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...