Qysh në vitin 2016, ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, që do të merren me hetimin e krimeve të luftës të bëra nga UÇK’ja, David Schwendiman, kishte folur për hapjen e zyrës së Dhomave të Specializura në Beograd.
Hapjen e saj e pa si mbështetje, e cila do të përdorej për qasje më të lehtë të dëshmitarëve dhe dokumenteve.
Në emisionin “Pressing” të T7 Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë se është njoftuar së voni nga Haga për hapjen e kësaj zyreje në Beograd.
Tash, pak para finalizimit të plotë të punës së Gjykatës Speciale, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar për Gazetën Express, hapjen e kësaj zyreje, kështu duke treguar se do të jetë në dispozicion edhe për hetime.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ka krijuar dhe vazhduar mbështetjen dhe asistencën në një numër të madh të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare në avancimin e mandatit dhe operacioneve të saj. Në përputhje me kompetencat e saj, SPO mund të kryejë funksionet e saj kudo që është e nevojshme për t’i kryer në mënyrë efektive hetimet e saj”, thuhet në përgjigjën e Prokurorisë së Specializuar, e cila do t’i dërgojë para drejtësisë ata që ishin pjesë e UÇK’së dhe kryen krime lufte.
Gjatë kësaj jave, në një letër të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekatarina Trendafilova, kanë raportuar mediat, ajo kërkoi mendimet e grupit të avokatëve që janë pjesë e Grupit Punues për Mbrojtjen e Viktimave, para formimit të trupës së përhershme që do të quhet Trupi i Pavarur Përfaqësues.
Pjesë e këtij grupi punues do të jetë edhe avokati kosovar, Artan Çerkini, i cili ka thënë se do të punojë bashkë me të tjerët për të themeluar trupën e përhershme të avokatëve.
Pas themelimit edhe të kësaj trupe, Specialja do të jetë gati të nisë punën e plotë.
E në muajin shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale pati konfirmuar se është në proces të intervistimit të dëshmitarëve për krimet e supozuara.
Sipas të njëjtës, në pyetje janë duke u marrë dëshmitarët dhe njëkohësisht duke u hetuar dëshmi të ndryshme rreth hulumtimeve që po zhvillohen për ngritjen e aktakuzave të para nga kjo prokurori.
Kujtojmë se kryeprokurori i ri, Jack Smith, erdhi në krye të Gjykatës Speciale pas dorëheqjes së David Schwendiman.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...