Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale (ZPS) ende nuk ka marr ndonjë vendim për ngritjen e aktakuzave të para, ndonëse një gjë e tillë është paralajmëruar shumë herë se do të ndodhë.
Zëdhënësi i ZPS-së, Christopher Bennett ka thënë për kallxo.com se janë në proces të hulumtimeve sipas mandatit.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar e Gjykatës Speciale mori përsipër hulumtimin e filluar nga Forcat Speciale të Hulumtimit në shtator 2016 dhe po e çon atë përpara sa më shpejtë që është e mundur”, thotë ai.
Kallxo.com ka kërkuar përgjigje nga Bennett se kur do të bëhet ngritja e aktakuzave ndaj të dyshuarve nga ana e Gjykatës Speciale dhe si do të realizohen arrestimet, por ai nuk ka dhënë detaje për këto çështje.
“SPO nuk jep informacione për çështje operacionale ose për forcat speciale hetuese”, thuhet në përgjigjen e Bennett.
Zyra e Prokurorit të Specializuar muaj më parë kishte bërë të ditur se është në proces të intervistimit të dëshmitareve për krimet e supozuara.
Kjo zyrë kishte shtuar se janë rreth 700 mijë faqe materiale dhe dokumente për ngritje të aktakuzave, të cilat janë në proces të hetimeve.
Gjykata Speciale është formuar për të gjykuar krimet e supozuara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kuvendi i Kosovës me 22 dhjetor të vitit të kaluar me kërkesë të 43 deputetëve, kishte tentuar ta shfuqizojë Gjykatën Speciale, por ky veprim kishte dështuar pas presionit të aleatëve ndërkombëtar./kallxo.com/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...