Gjykata Speciale ka ndërmarrë hapin e fundit para funksionalizimit të plotë të saj.
Zyra Administrative e Gjykatës Speciale ka urdhëruar zyrtarisht formimin e një trupi të përhershëm të avokatëve të akredituar në Gjykatën Speciale, që do të quhet Trupi i Pavarur Përfaqësues.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, avokati Artan Qerkini, i cili gjendet në listën e avokatëve që do punojë në formimin e trupit të përhershëm.
Sipas tij, ata kanë afat kohor që këtë trup ta formojnë deri më 12 nëntor.
“Ka më shumë se 7 apo 8 muaj që Zyra Administrative e Gjykatës Speciale ka kërkuar prej avokatëve të licencuar të japin propozime se në çfarë mënyre do të formohet një trup i pavarur i avokatëve në kuadër të Gjykatës Speciale dhe në atë drejtim kanë qarkulluar ide të ndryshme. Por, në fund është përkrahur ideja që të formohet një trup i cili do ta ketë për detyrë t’i formojë trupat e përhershme të avokatëve të akredituar në Gjykatën Speciale. Në atë listën e avokatëve që do punojnë për formimin e trupave të përhershme është edhe emri im dhe kemi marrë një konfirmim prej zyrës administrative të Gjykatës Speciale që ata e mirëpresin këtë dhe në këtë drejtim na është dërguar kodi etik i të gjithë avokatëve që janë të akredituar nga Gjykata Speciale dhe na është dhënë një afat deri m ë 12 nëntor që formojmë këtë trup”, ka thënë Qerkini.
Qerkini thotë se ky është edhe hapi i fundit që është ndërmarrë me qëllim të funksionalizimit të plotë të Gjykatës Speciale.
Megjithatë, ai thotë se nuk e di nëse aktakuzat e para do të jenë këtë vit. Kjo, pasi që, sipas tij, është çështje e prokurorisë se kur do nisë me aktakuzat apo kërkesat e para konkrete.
“Ky mund të jetë hapi i fundit para funksionalizimit të Gjykatës Speciale, për arsye se kodi etik është parashikuar të aprovohet nga Zyra Administrative në konsultim me Mbrojtësit gjë që edhe ky hap është ndërmarrë. Unë me sa e di ky është hapi i fundit që është ndërmarr me qëllim të funksionalizimit të plotë të Gjykatës Speciale. Ajo është çështje e prokurorisë, sepse Gjykata nuk mund të fillojë që fillojë nëse nuk ka ndonjë aktakuzë ose kërkesë konkrete prej prokurorisë. Kështu që nuk dëshirojë të spekulojë në këtë drejtim, pasi është çështje e prokurorisë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, përkundër tentimit të opozitës së asaj kohe për të bllokuar votimin e saj, Gjykata Speciale u votua në gushtë të vitit 2015 me 82 vota pro dhe 5 kundër./Indeksonline/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...