Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurve E.A dhe B.M
Të pandehurin E.A, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajve, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. I njëjti është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës penale gjykatës t’ia paguaj shumën prej 100 (njëqind) €, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej 50 (pesëdhjetë) € si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 50 (pesëdhjetë) €, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Të pandehurin B.M gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak ndërsa, pjesën e mbetur të dënimit do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. I njëjti është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës penale gjykatës t’ia paguaj shumën prej 100 (njëqind) €, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej 50 (pesëdhjetë) € si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 50 (pesëdhjetë) €, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, e dëmtuara është udhëzuar në kontest të rregullt civil edhe pse e njëjta në shqyrtim gjyqësor është deklaruar se nuk kërkon kompensim material.
Të pandehurit janë shpall fajtor për shkak se:
“Me datë 14.14.2016, rreth orës 20:40 min, në fshatin Zajm, Komuna Klinë, në lokalet e “Nora Market”-it, pas marrëveshjes paraprake mes tyre, kanë marrë personin tjetër me qëllim që ta detyrojnë të duroj diçka, në atë mënyrë që të pandehurit marrin një veturë, shkojnë para lokalit në fjalë dhe kur e dëmtuara del nga lokali, i pandehuri E.A i afrohet dhe duke e kërcënuar i kërkon që të hyjë me të në veturë dhe kur ajo nuk pranon e merr me forcë e futë në ulëset e pasme të automjetit dhe e nis veturën, kur e njëjta tenton t’i ndalojë për të zbritur, dy të pandehurit e godasin me grushta dhe shuplaka. Pasi policia ishte njoftuar nga një dëshmitarë, i vihen në ndjekje veturës dhe arrin t’i ndalojnë të njëjtit.”
Me çka të pandehurit E.A dhe B.M si bashkëkryes kanë kryer veprën penale rrëmbim.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem