Që nga data 8 maj e këtij viti, Elhami Hajdari është pezulluar nga pozita e kryeshefit të Agjencisë për Zhvillim në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. E pezullimi i tij është bërë nga ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, sipas të cilit arsyeja ishte e lidhur me korrupsionin.
Mirëpo, Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një aktvendim përmes së cilit shfuqizon vendimin e Rikallos duke kërkuar kthimin e Hajdarit në punë
Njoftimin për suspendimin nga detyra e kryeshefit të Agjencisë për Zhvillim në Ministrinë e Bujqësisë, ministri i kësaj të fundit, Nenad Rikallo, e kishte quajtur lajm të mirë për të gjithë fermerët e Kosovës.
Sipas Rikallos, vendimi për suspendim ishte i lidhur me korrupsion.
“Pezullimi bëhet për shkak të mos bashkëpunimit, koordinimit, mos ardhjes në takime punuese të ftuara nga Kabineti i Ministrit dhe moszbatimit të politikave të përbashkëta bujqësore të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht Kabineti i Ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në vendimin e ministrit serb për pezullim të Elhami Hajdarit.
Mirëpo, Hajdari pohon se vendimi për pezullimin e tij nga puna nuk është i drejtë, pasi sipas tij, minstri Rikallo e ka përkrahur kompaninë “Extra Frut Fillings”, në të cilën është përfaqësuese bashkëshortja e ministrit, Biljana Rikallo.
“Vendimi se për çfarë gjoja jam suspenduar nuk është i vërtetë. Ministri bën vendim për ta përkrahur “Extra Frut Filling” e cila ka marrëveshje me një kompani nga Serbia që përfaqësuese është gruaja e tij, Biljana Rikallo”, ka thënë Hajdari për Express
Ai ka pohuar se do të kthehet në vendin e tij të punës, pasi nuk do të lejojë që ta largojë nga puna padrejtësisht.
E për këtë, Hajdarin po e përkrah edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ka lëshuar një aktvendim përmes së cilit tregon se e shfuqizon vendimin e ministrit Rikallo për suspendim nga puna të Hajdarit, duke kërkuar kështu rikthimin e tij në punë.
“Caktohet përmbarim ndaj debitorit të përmbarimit Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që ta shfuqizojë Vendimin me numër KM/132/18 të datës 10.05.2018, i nxjerrë nga Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Gjithashtu obligohet debitori i përmbarimit që kreditorin ta kthejë në vendin e punës në pozitën Kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë me të gjitha të drejtat dhe obligimet e caktuara me Vendimin numër 06/81 të datës 23.03.2016, duke bërë kompensimin e shumës së ndaluar të pagës në lartësinë prej 50 % nga data 05.05.2018deri në zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në aktvendimin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ka katër muaj që u shkarkua nga posti Elhami Hajdari pasi kishte refuzuar t’ia paguante jashtëligjshëm 400 mijë euro një biznesi që kishte raporte afariste me gruan e ministrit serb, Nenad Rikallo.
Të ashtuquajturat fakte nga ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, që çuan deri te shkarkimi i kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Hajdari, u shfuqizuan edhe nga Këshilli i Pavarur i Mbikëqyrjes.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...