Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar mundësinë që ta dërgojë Kosovën në Arbitrazh për shkak se, sipas saj, me vënien e taksës prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia, ka shkelur Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë, e njohur si CEFTA. Por, në anën tjetër njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se kjo Gjykatë nuk do t’i japë të drejtë Kosovës.
E, analisti politik Ramush Tahiri, mendon që është e drejtë e Serbisë të ngrisë çfarëdo çështje në Gjykatën e Arbitrazhit.
Gjithashtu vlerëson se kjo Gjykatë nuk do t’i japë të drejtë Kosovës.
“Është e drejtë e Serbisë ashtu si edhe e çdo vendi anëtare të CEFTA s të ngrisë çfarëdo çështje në Gjykatën e Arbitrazhit nëse mendon dhe pretendon se janë shkelë rregullat e tregtisë së lirë dhe se po bllokohen ose diskriminohen prodhimet e një vendi. Problemi qëndron se në CEFTA Kosova është e përfaqësueme nëpërmjet UNMIK-ut a ky mision ka imunitet diplomatik ndaj padive të ndryshme për fushëveprimin e vet. Ne asnjë variant nuk mendoj se Gjykata do ti jap të drejtë Kosovës sepse nuk mundet me vendim të saj ta përligjë një veprim te tillë për bllokim apo tarifim të mallrave për arsye politike. Mundet eventualisht Gjykata të mos e merr parasysh kërkesën sepse UNMIK-u është titullarë apo të e shpalle vetën jo kompetente në këtë kontest”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa analisti politik Leon Duhanaj ka thënë se, çdo gjykatë që do ta trajtonte këtë çështje në tërësi do të rezultonte Serbia si shkelësi më i madh.
“Çështja e vendosjes së taksës 100% ka qenë dhe mbetet vendim krejtësisht politik, por i cili ka ndikim ekonomik. Deri tek ky vendim ka ardhë ekskluzivisht si pasojë e mosrespektimit të marrëveshjeve me karakter ndërkombëtar nga ana e Serbisë. Në ketë kontekst, të vetmin argument që Serbia mund ta kishte, kishte me qenë mosrespektimi i marrëveshjeve ekonomike. Por, çdo gjykatë që hipotetikisht do ta trajtonte ketë lende, do duhet t’i analizonte marrëveshjet si dhe zbatimin e tyre në tërësi, gjë që Serbia do të rezultonte si shkelësi me i madh”, tha ai.
Tutje nuk beson që Kosova do të përballet me ndonjë rrezik rreth kësaj çështje.
“Nuk besoj që Kosovës i kanoset ndonjë rrezik nga jashtë, qoftë nga Serbia, qoftë nga dikush tjetër. Rreziku i vetëm për Kosovës dhe shqiptarët, vazhdon të mbetet vetvetja, pra faktori politik shqiptar. Janë dukuritë e këqija që po e shkatërrojnë të ardhmen e vendit, si pasojë e së cilave kemi politikanë të korruptuar dhe të lidhur me krimin, e që me pastaj i bën të shantazhueshëm karshi armiqve tanë duke i shtyrë të punojnë në kundërshtim me interesat kombëtare”, përfundoi Duhanaj.
Ndryshe, Kosova është anëtare e Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit, me seli në Hagë që nga tetori i vitit 2016./A.Zeka/Arbresh.info/
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...