Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do ta përdorë takimin e sotëm për zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Matthew Palmer për ta pasqyruar situatën në Kosovë.
Ai ka thënë se Vuçiq do t’i tregojë Palmerit, sipas tij, për shkeljet e marrëveshjeve ndërkombëtare që ka bërë Prishtina dhe sulmet brutale mbi zyrtarët e UNMIK-ut, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Kurse për mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ai ka thënë se nuk priten konkluzione strategjike.
“Me rëndësi është që në ballë të të gjithë anëtarëve të OKB-së të tregohet për terrorin që bëhet mbi serbët, brutalitetin dhe veprimet ilegale të Prishtinës”. Nuk ka vend më të mirë se ky për ta bërë këtë”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...