Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thotë se serbët nuk ia kanë frikën kërcënimeve të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, se do të dënojnë ata që e mohojnë gjenocidin serb të kryer në Kosovë gjatë viteve të 90-ta.
Sipas Gjuriq, politikanët nga Kosova duhet të arrestohen, për atë se çfarë kanë bërë gjatë kohës së luftës.
“Këta politikanë shqiptarë duhet të arrestohen për krimet që kanë kryer në vitet 1990 deri në vitin 2004, dhe t’i përgjigjen pyetjes se pse i dëbuan 247 mijë serbë nga Kosova. Dhe kur ata të arrestohen pastaj mund të gjykojnë të tjerët”, ka thënë Gjuriq për RTS.
Ai u ka dalë në mbrojtje dy serbëve të shkarkuar nga postet e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.
“As Teodosijeviq e as Vesna Mikiq nuk kanë thënë asgjë të gabuar”, është shprehur Gjuriq.
Gjuriq gjithashtu i ka kthyer përgjigje edhe Maja Kocijancic duke thënë se ajo ‘duhet të kujtojë agresionin e NATO-së ishte bërë 20 vjet më parë’.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...