Pas pothuajse më shumë se dy orë ka përfunduar takimi i drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq në Zveçan, takim ky i mbajtur më krerët e komunave me shumicë serbe në Mitrovicë.
Pas takimit në një prononcim për media Gjuriq tha se taksa e vendosur duhet të hiqet në të mirë të Kosovës, por edhe të Serbisë, raporton arbresh.info.
“Sot ishim në mbledhje me të gjithë përfaqësuesit kryesorë kemi biseduar për problemet, dhe pse janë munduar shumë t’i thyejnë këta janë të bashkuar. Me taksën dhe me disa të tjera janë prishë punët dhe u është vështirësuar jeta qytetarëve të Mitrovicës. Por jemi këtu që t’i zgjidhim problemet. Edhe pse përkrahja nga Serbia nuk do të mungojë asnjëherë”, ka thënë ai.
“Të jemi të përgatitur që mos të kemi probleme nga shqiptarët dhe të jemi të gatshëm dhe syçelë. Taksa duhet të hiqet kjo është edhe për të mirën e shqiptarëve dhe të Serbisë kjo i zgjedh edhe çështjen e bisedimeve Kosovë-Serbi. Ne kërkojmë që të zgjedhim problemin në mënyrë paqësore me Kosovën”.
Gjuriq ka thënë se Qeveria e Serbisë do të investojë në Mitrovicën Veriore rreth 140 projekte.
E deputeti i Listës Serbe, Goran Rakiq i është ankuar të deleguarit të Aleksandar Vuçiqit.
Ai tha se ky takim ka shërbyer për të njoftuar më gjendjen e qytetarëve serbë pas vendosjes së taksës.
“Sot kemi pas një takim më shumë për siguri dhe për investimet në Mitrovicën e Veriut . Qytetarët këtu janë keq pas kësaj takse”.
Kujtojmë se Marko Gjuriq ka ardhur sonte në Kosovë ndërsa do të qëndrojë deri më 31 janar./arbresh.info/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...