Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe se do të ofrojë votat për rrëzimin e kësaj qeverie për cilëndo parti që e dëshiron këtë.
“Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe nuk e mbështet qeverinë në Prishtinë, por është e gatshme të mbështes çdo parti politike e cila ndërmerr iniciativë për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt”, ka thënë Gjuriqi, raporton “Tanjugu”, shkruan KTV.
Këto komente, Gjuriqi i bëri ndaj pyetjes se çfarë është arritur në këta gjashtë muajt e fundit me bojkotimin e institucioneve në Kosovë nga ana e Listës Serbe.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje