Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se takimi i delegacionit të Prishtinës dhe atij të Beogradit në Berlin ishte ishte përgatitje teknike për të parë nëse kosovarët janë të gatshëm për të hequr taksën 100%.
Gjuriq tha se përfaqësuesit kosovarë janë treguar ‘mendjemëdhenj’, arrogant dhe të papërshtatshëm.
“Ne nuk mund të jemi të kënaqur me faktin se nuk do të ketë takim në Paris, në saje të sjelljeve të Prishtinës. Beogradi është përgatitur në të gjitha bisedimet dhe sillet në mënyrë të përgjegjshme, me dëshirën për të krijuar parakushtet themelore për rifillimin e dialogut”, tha Gjuriq, transmeton Indeksonline.
Ai tha madje se vendosja e taksës më 21 nëntor është anti-civilizuese nga e cila po vuan ekonomia serbe./Indeksonline/
LDK nesër mban konferencë për media
Ia përmendën faktin që s’ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënes...
Katastrofa në Los Angeles/ Kompania Warner Bros. do të dhuro...
Kurti: 25 ditë deri te 9 shkurti, do të punojmë 25 orë në di...
Pamjet nga Trossard duke lënduar Pedro Porron bëhen virale: ...
Pasagjeri humb jetën në bordin e avionit të nisur nga Parisi