Google ADS

Gjuriq i bën thirrje KFOR-it që ta çarmatosë Ushtrinë e Kosovës

15:00 | 14 Dhjetor 2018
V. S.

Ushtria e Kosovës për Beogradin paraqet një formacion joligjor ushtarak në territorin e Serbisë.

Kështu ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq që ka shtuare se synim i ushtrisë është ndryshimi dhunshëm i kufijve, shkruan Mondo.rs, përcjell Klan Kosova.

Gjuriq ka kërkuar nga KFOR “që të mos lejojë operacione të ushtrisë joligjore dhe ta çarmatosë atë”.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët, përveç serbë edhe shqiptarë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës të cilën e ka quajtur formacion joligjor ushtarak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme