Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, tashmë ka mbërri në Komunën e Zveçanit.
Ne komunën e Zveçanit ai ka filluar tashmë takimin me kryetarët e komunave serbe në veri e në mesin e tyre në këtë takim i cili po zhvillohet në këto momente janë edhe ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, Goran Rakiq, kryetarët e tjerë të cilët tashmë kanë dhënë dorëheqje nga detyrat e tyre si dhe deputetë të Listës Serbe.
Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.
Kujtojmë se ardhja e ti në Kosovë ishte paralajmëruar të vie në ora 14 e 30 minuta por që agjenda ka ndryshuar në momentin e fundit, raporton arbresh.info.
Gjuriq kishte paralajmëruar se do të vizitoj edhe manastirin dhe Qendrën e Studentëve por që për shkak të ardhjes së tij më vonesë këto vizita janë anuluar.
Për vizitën e tij Gjuriq ka marr leje nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa ai në Kosovë do të qëndroj deri më datën 31 janar.
Vizita e Gjuriqit në Kosovë ka ardhur në kohen kur Kosovës po i bëhet trysni për heqjen e taksës ndaj produkteve Serbe, taksë kjo që ka bllokuar në një mënyrë edhe bisedimet Kosovë-Serbi.
Arbresh.info, gjendet në Zveçan dhe do të ju mbaj të informuara në kohë reale.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/319477498772617/?t=2
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...