Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm, por ai mund të rifillojë vetëm nëse hiqet taksa.
Këto deklarimet Gjuriq i ka bërë në një takim me zëvendës drejtorin e Përgjithshëm për Çështje politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Diegol Brasoli, shkruan ‘Danas’, transmeton Gazeta Express.
Gjuriq ka thënë se këto vendime të një anshme të Prishtinë ia kanë mbyllur rrugën dialogut të Brukselit.
“Lëvizjet e një anshme dhe taktikat e Prishtinës ia kanë mbyllur dialogun dhe kanë minimizuar çdo mundësi për t’u ulur në tryezën e negociatave”, ka potencuar ai.
Sipas Gjuriqit, këto veprime të Prishtinës janë një burim i përhershëm i destabilizimit të rajonit.
“Sjellja e papërgjegjshme e Prishtinës është një burim i përhershëm i paqëndrueshmërisë në rajon”, ka thënë ndër të tjera ai./GazetaExpress/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...