Analizimi i teksteve mësimore të shkollave të mesme ka nxjerr në pah gjuhën diskriminuese, përjashtuese, homofobike, raste të seksizmit dhe diskriminimit gjinor duke gjetur kështu mbi 100 raste të gjuhës diskriminuese në këto tekste.
Analiza u është bërë 22 teksteve përkatësisht në lëndët, Psikologji, Biologji, Histori, Edukatë Qytetare dhe Sociologji.
Drejtoresha ekzekutive e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Marigona Shabiu ka thënë se kjo nismë ka bërë një analizë për vitin që shkoi për tekstet shkollore të shkollave të mesme ku kanë hasur në numër mjaft të madh të gjuhës diskriminuese, shkruan portali arbresh.info.
Sipas saj librat që janë analizuar i përkasin lëndëve të Psikologjisë, Biologjisë, Historisë, Edukatës Qytetare dhe Sociologjisë.
“Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut vitin 2017 e ka bërë një analizë të teksteve shkollore për shkollat e mesme, ku janë analizuar 22 tekste gjithsej gjegjësisht librat e Psikologjisë, Biologjisë, Historisë, Edukatës Qytetare dhe Sociologjisë për gjitha klasat duke filluar prej klasës 10 deri në atë të 12 dhe është gjetur një numër mjaft i madh i gjuhës diskriminuese, përjashtuese, homofobike, raste të seksizmit ose diskriminimit gjinor, do të thotë janë gjet mbi 100 raste të gjuhës diskriminuese dhe përjashtuese karshi grupeve të ndryshme sociale dhe të margjiinalizuara në Kosovë”, ka thënë Shabiu.
Ajo ka treguar po ashtu edhe disa raste konkrete që i kanë hasur gjatë analizimit të këtyre teksteve për të cilat ajo thotë se janë një mënyrë e qartë e diskriminimit gjinor.
“Si shembull në librin e Psikologjisë me autor, Pajazit Nushi, Neki Juniku dhe Dashamir Bërxulli thuhet që të dy trurët janë në mënyrë të lidhur truri i mashkullit për të bërë ai i femrës për të folur. Ka raste të shumta një shembull për femrat gjithashtu është më e rëndomtë që të jenë më anskiozë, të depresuara, të kenë vetëbesim paksa më të ulët dhe të përfshihen në agresivitet verbal indirekt, përshembull shpërndajnë thashetheme të paqena, do të thotë që ky është një rast flagrant dhe tepër i qartë dhe nuk ka nevojë për elaborim të mëtejshëm për të se si gratë portretizohen në libra tanë”, ka treguar Shabiu.
Shabiu ka thënë se kanë marrë premtim nga Ministria e Arsimit sa i përket ndryshimit të përmbajtjes së tekstit por që deri sot nuk kanë parë ndonjë rezultat pasi siç thotë librat vazhdojnë të jenë me përmbajtje të njëjtë që i kanë analizuar.
Kurse Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut ka thënë se kjo e fundit nuk është e përfshirë në Komisionin për Hartimin e Teksteve Mësimore, por që në komision janë të përfshirë anëtarë të sindikatës dhe se përmes tyre do të mundohen të ndikojnë që përfshirja gjinore të jetë në mënyrën e duhur.
“Ne si Sindikatë e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës nuk jemi të përfshirë në Komisionin për Hartimin e teksteve mësimore komision apo këshill i cili është i formuar pranë MASHT-it por në këto komision janë mësimdhënësit që janë pjesëmarrës kështu që ata mësimdhënës janë anëtar të SBASHK-ut dhe përmes tyre do të ndikojmë që së paku përfshirja gjinore të cilat pritet të hartohen dhe të publikohen për vitin shkollor 2019-2020 ashtu është thënë nga MASHT-i që mos të përmbajnë as diskriminimin që kanë qenë evidente në tekstet e mëhershme shkollore por të njëjtën kohë edhe përfshirja gjinore të jetë në mënyrën e duhur”, ka thënë Shala.
Ajo ka thënë se nga hulumtimet që janë bërë nga kjo sindikatë, mësimdhënësit e shkollave të mesme po kanë mungesë të teksteve shkollore veçanërisht për klasat e njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta”, ka thënë Shala.
“Ne si SBASHK në hulumtimet që i kemi bërë përmes mësimdhënësve tonë që i kemi anëtar të SBASHK-ut, mësimdhënësit e shkollave të mesme posaçërisht të larta ankohen për shkak të mungesës së teksteve shkollore që nuk i kanë posaçërisht për klasat e njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta edhe pse janë hartuar plan programet mësimore e reja bazuar në kurrikulën e Kosovës këto plan programe mësimore nuk janë të përcjellura edhe me tekste shkollore, nëse i referohemi kornizës së kurrikulës thuhet se burime mësimore nuk janë vetëm tekste mirëpo megjithatë nxënësit tanë janë mësuar që të mësojnë edhe nga tekstet shkollore andaj po vërehet ajo që nuk i përmbajnë tekstet shkollore nxënësit meqë kemi mungesa të teksteve shkollore”, ka thënë ajo.
Fatime Hasiqi, zyrtare për Barazi Gjinore në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka thënë për Arbresh.info se në konkursin e shpallur nga ministria e Arsimit janë të përfshira gjitha problemet që i atakojnë çështjet gjinore duke shtuar se komponentët e barazisë gjinore do të jetë prioritet.
“Ministria veç konkursit tash që është shpallur edhe për parashkollorë, për klasën I, VI dhe X, pika dhjetë edhe njëmbëdhjetë i ka cek i kemi përfshi aty të gjitha çështjet që i atakojnë çështjet gjinore në tekstet shkollore, recensentët kanë me i pas parasysh kur lexojnë dorëshkrimet e autorëve që komponentët e barazisë gjinore kanë me i pas prioritet, nëse nuk është prioritet ajo nuk do të shkon teksti shkollor, për vitin 2019-2020, varësisht që konkursi për klasat I, VI dhe X është mbyll dhe dorëshkrimet janë paraqit në ministrinë e Arsimit, tani jemi në proces për përzgjedhjen e recensentët të cilin nuk e dimë se si do të shkon po do të bazohemi në këtë ligjin e vjetër të teksteve shkollore i cili na i ka nguruar duart që nuk po mundemi edhe aq me qenë të lirë për të vepruar vetëm në bazë të ligjit sepse ligji i ri është në draft dhe në bazë të tij nuk mundemi sepse ligji i ri i ka disa kërkesa të cilat i kemi kërkuar ne që i plotëson edhe më shumë”, ka thënë Hasiqi.
Ajo tha se këto klasë mund të pajisen me tekste të reja shkollore në vitin shkollor 2019-2020.
“Ne po mendojmë që viti 2019-2020,pasiqë veçse autorët i kanë dorëzuar do t’i kenë tekstet e reja për këto klasa. Konkursi është i hapur edhe për klasën e dytë të shkollës fillore, për klasën e shtatë të shkollës së mesme të ulët edhe për klasën e njëmbëdhjetë të shkollës mesme të lartë”, është shprehur ajo./Arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...