Google ADS

Gjuajtje me armë në Klinë, arrestohen dy persona

11:01 | 29 Nëntor 2018
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme në Fshatin Berkovë të komunës së Klinës është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri.

Një person ka raportuar në polici se dy të dyshuar, me të cilët kishte pasur miqësi e më pas mosmarrëveshje, kishin ardhur me një automjet afër shtëpisë së tij, ku kishin shtënë me armë zjarri në ajër, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitë relevante policore.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë e plumbit.

Me urdhër të gjykatës, janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit lirohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme