Gjuajnë me ar*ë në aheng familjarë, rrah*n policët gjatë kontrollës

11:42 | 5 Gusht 2019
Arbresh.info

Dy persona janë arrestuar pasditen e së dielën në Lipjan pasi dyshohen për sulm ndaj personit zyrtarë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet një i dyshuar është ndaluar nga Policia pasi është raportuar për gjuajtje më armë në një aheng familjarë, shkruan arbresh.info.

E gjatë kontrolles i dyshuari tjetër ka sulmuar fizikisht zyrtarë policor.

“Raportohet se gjatë një ahengu familjar, i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka shtënë me armë zjarrit në ajër. Njësiti policor ka ndaluar veturën e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit një i dyshuar tjetër, mashkull K-Shqiptar, ka sulmuar zyrtarët policor”, thuhet në raport.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se dy të dyshuarit janë arrestuar ndërsa u është konfiskuar një revole.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe nga ta është konfiskuar një revole me 5 fishek me gas. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, përfundon raporti i Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme