Anëtari i Këshillit Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj, i cili është duke qëndruar në Kosovë tha sot se Kosova është shtëpia e tij, dhe kjo gjë nuk do të ndryshoj asnjëherë.
Gjonaj në një konferencë për shtyp në Prishtinë theksoi se SHBA-të nuk kanë asnjë bashkëpunëtorë më të mirë se Kosovën, raporton arbresh.info
“Çdoherë kur vij në Kosovë ndjehem si në shtëpi. Kosova është shtëpia ime. Momentin që zbrita në Kosovë për herë të parë e ndjeva dashurin dhe pasionin e shqiptarëve dhe kjo më mbeti në kujtesë”, tha Gonjaj.
Ai gjatë fjalimit të tij numëroi krimet e luftës që janë bërë nga Serbia në Kosovë, teksa theksoi se secila pjesë e tokës në Kosovë është e lartë me gjak dhe pasqyron dhimbje.
“Kosova ka bërë progres që pas luftës dhe kjo e ngroh zemrën tonë. Kosova është përballur me shumë sfida. Ne kemi ofruar përkrahjen tonë si SHBA. Jemi ura më e fortë mes shqiptarëve dhe SHBA-ve. ShBA nuk ka asnjë partner më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk ka aleat dhe partner më të mirë se SHBA-të”, potencoi ai.
“Zoti e bekoftë Kosovën, Amerikën dhe shqiptarët kudo që janë”, tha ai.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/791567527871049/
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...